Flash

Berisha non grata/ Basha: Pa diskutim që ishte temë diskutimi me Escobar

Lapsi.al 9 December 2021
Berisha non grata/ Basha: Pa diskutim që ishte temë diskutimi me

Në një prononcim për media pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, Gabriel Escobar, kryedemokrati Lulzim Basha pranoi se temë diskutimi në selinë blu ka qenë edhe vendimi i SHBA për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha.

I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, Basha tha se ky vendim ka qenë pjesë e diskutimi, ndërsa shtoi se mbi vendimet dhe qëndrimet e DASH do të flasë drejtpërdrejtë Escobar.

"Padiskutim që çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata”, ishin pjesë e diskutimit ndërsa sa i përket çështjeve që i takojnë vendimeve të Departamentit të Shtetit jam i bindur që do të keni mundësinë të dëgjoni drejtpërsëdrejti nga Escobar qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit." - u shpreh Basha.

I pyetur nëse ka planifikuar ndonjë udhëtim në Washington duke qenë se u ftua nga Escobar, Basha tha:

"Është një ftesë e përsëritur dhe e mirëpres me kënaqësi dhe padiksutim po planifikoj një vizitë në Washington në mënyrë që të shtyjmë përpara jo vetëm objektivat politike të Partisë Demokratike, por atë që është sot agjenda e çdo familje shqiptare, dalja nga kjo gjendje pezullie, dëshpërimi, plogështie që ka shkaktuar 25 prilli dhe ecjen përpara të Shqipërisë me reformat politike, me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe me procesin e integrimit europian të Shqipërisë që garancitë janë spirancat e mirëqenies ekonomike dhe punësimit. Dy objektivave kryesore të shqiptarëve, dy objektivave kryesore të Partisë Demokratike." 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI