Flash

“O Ervin, je kriminel! Ky ka marrë para, e futi në burg Sali Berisha” Plas mes Ervin Salianjit dhe Arben Ristanit në Open

Lapsi.al 9 December 2021
“O Ervin, je kriminel! Ky ka marrë para, e futi në burg Sali

Një sherr me akuza të forta dhe etiketime të rënda ka shpërthyer në studion e Open mes Ervin Salianjit dhe Arben Ristanit, të dy të ndarë nga konflikti Berisha-Basha në Partinë Demokratike. Gjithçka nisi kur Arben Ristani e quajti Salianjin “kriminel” duke iu referuar dënimit për çështjen “Babale”.

Ristani: Ky është kriminel. Ça e quani ju një njeri të dënuar me vendim gjykate? është kriminel.

Salianji: Nëse do të kishte hetim për Bashën për çështjen Muzin, parafolësi do ishte i hetuar. Ka qenë sekretar i përgjithshëm. Unë kam një dënim për kallëzim të rremë dhe deri sat ë shprehet Apeli jam i pafajshëm.

Kurse ky ka një dënim për korrupsion. Ka marrë lekë. E ka fut në burg Sali Berisha. Ky ka edhe leje ndërtimi. Ia ka dhënë Erjon Velija. Ke marrë para se ke fut në burg Sali Berisha se ke fut në burg Aleksandër Frangajn.

Salianji: Ky ka qëndrim që dënimin për mua e quajti politik.

Ristani: Nuk është e vërtetë.

Salianji: Do kesh qenë nën avujt e alkolit.

Kulmi i debatit ishte kur Ervin Salianji akuzoi Ristanin se futet në kryeministri për të shkuar në zyrën e Edi Ramës me makinën e personave të skeduar. Salianji tha se nëse përgënjeshtroheshin akuzat e tij, ai ishte gati të dorëzonte mandatin.

Të këshilluara

Rama zbardh takimin me Escobar

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në n...

20:48

Zhduken dy djem dhe një vajzë në Tiranë

Tre persona janë shpallur të zhdukur në Tiranë. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, një i ri ka denoncuar largimin nga banesa të bab...

20:24

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI