Flash

Kapen në portin e Durrësit rreth dy tonë ilaçe kontrabandë

Lapsi.al 10 December 2021
Kapen në portin e Durrësit rreth dy tonë ilaçe

Një sasi prej 1950 kilogramësh medikamente kontrabandë janë kapur në portin e Durrësit.

Autoritetet doganore ushtruan kontroll në një mjet, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi ilaçesh, më saktësisht 8793 kuti me medikamente të ndryshme.

Sipas njoftimit të policisë së shtetit, në pranga janë vendosur shtetasit me iniciale A.B. dhe A.P.

Mësohet se vlera totale e medikamenteve kapte shifrën e 119 mijë eurove.

Detaje nga policia: 

Strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit, kanë konkretizuar me sukses goditjen e një skeme mashtrimi- kontrabandë, në importin e medikamenteve, të importuara në territorin doganor shqiptar si ndihma humanitare, në portin e Durrësit.

Në bazë të analizës së riskut, autoritetet doganore ushtruan kontroll në automjetin me targa AA249NN, nga ku rezultoi se krahas mallrave të deklaruara, ishte dhe një sasi ilaçesh prej 1950 kg ose 8793 kuti me medikamente të ndyshme, të cilat kapin vlerën prej 119 mijë euro. Këto medikamente nuk dispononin dokumentacionin përkatës për importimin e tyre në territorin shqiptar, ndaj u sekuestruan.

Vlera e detyrimeve doganore të shmanguara për mallrat e përshkruara më sipër kap shumën 2.979,455 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 8.938,365 lekë. Në total, shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura është 11.917,820 lekë.

U arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” të parashikuara nga neni 173 të Kodit Penal, shtetasit A.B dhe A.P.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI