Flash

Dolën kundër Bashës, Bardhi paralajmëron shkarkimin e 11 kryetarëve të degëve të PD-së

Lapsi.al 10 December 2021
Dolën kundër Bashës, Bardhi paralajmëron shkarkimin e 11

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi bëri me dije se 11 kryetarë degësh dolën kundër 18 dhjetorit. Ai përmendi kryetarët e degëve të Tropojës, Shijakut, Tiranës dega 3.1 dhe 9, Paskuqani, Kolonja, Vlora dhe Fushë-Kruja.

Pasi publikoi një video të Berishës në një nga foltoret që ka mbajtur prej muajit shtator, ku deklaronte se delegatët kanë grisur ftesat për marrjen pjesë më 18 dhjetor, Bardhi iu kundërpërgjigj duke paraqitur të gjithë ata që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Bardhi, mbajtjen e Kuvendit të thirrur nga Berisha e quajti “tubim”, pasi sipas tij në mbledhje do mungojë çdo organ vendimmarrës i PD-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha më herët ftoi të gjithë delegatët e partisë të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit, në “Air Albania”, ku ka kërkuar që të vijnë edhe ata që kanë një mendim ndryshe.

Ndër të tjera një ftesë e hapur nga Berisha ishte edhe për kreun demokratëve Lulzim Basha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI