Flash

Vrasja e biznesmenit në Laç, identifikohet një nga autorët

Lapsi.al 10 December 2021
Vrasja e biznesmenit në Laç, identifikohet një nga autorët

Policia ka mundur që të identifikojë një person që ka qenë pjesëmarrës në vrasjen në Laç. Ndërkohë, policia bën të ditur se autori i dyshuar është nisur me automjet drejt Elbasanit. Për këtë arsye në hyrje dhe daljet e Elbasanit janë duke u ngritur postblloqe.

Kujtojmë se Laçi u trondit mëngjesin e sotëm nga një ekzekutim me armë zjarri. Biznesmeni Rakip Roli u qëllua për vdekje teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Audi”.

Dhjetë vite më parë, 55-vjeçari me banim ne fshatin Sanxhak ishte dënuar për një plagosje. Ai së bashku me tre të tjerët rrahën dhe goditën me mjete të forta 22-vjecarin me inicialet I.S.

Si u ekzekutua Rakip Roli?

Dy persona që kanë qenë duke lëvizur në këmbë i kanë dalë përpara automjetit që drejtohej nga biznesmeni dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri plumbash./ Abc

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI