Flash

Mbahet sot Kuvendi Kombëtar i PD-së, pritet shkarkimi i Lulzim Bashës

Lapsi.al 11 December 2021
Mbahet sot Kuvendi Kombëtar i PD-së, pritet shkarkimi i Lulzim

Sot është 11 Dhjetor. Ditë e shënuar për Partinë Demokratike. 31 vite nga Lëvizja Studentore që kulmoi me themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kjo datë partinë më të madhe në opozitë e gjen më ndarë se kurrë dhe që sot mund të vulosë përçarjen më të madhe në këto vite.

9 shtatori shënoi kthesën e madhe. Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi i PD-së pasi SHBA e shpalli “non grata” dhe “lufta” filloi. “Foltoret” i lanë vendin njëra tjetrës nga qyteti në qytet dhe sot lideri historik i PD-së në orën 10:00 ka thirrur Kuvendin me qëllim shkarkimin e Lulzim Bashës.

Selia blu nuk e njeh këtë Kuvend dhe firmat që ish-kryeministri thotë se janë mbi 4200 duke e cilësuar thjeshtë një miting. Për të kujtuar këtë ditë, që Sali Berisha shprehet se do të rithemelojë Partinë Demokratike në Kuvendin që nis nga ora 10:00 në “Air Albania”, Lulzim Basha nga krahu tjetër në orën 12:00 ka ftuar demokratët për të festuar 31 Dhjetorin e krijimit të forcës së parë opozitare. Kjo do të jetë ditëlindja e parë pa Sali Berishën, njërin nga njerëzit që e themeloi PD-në.

Pas ultimatumit të SHBA-së, mes të shkuarës dhe të ardhmes Lulzim Basha vendosi që të shikonte përpara, por çfarë do të ndodhë nesër? Dy gjëra duket se janë të sigurta, “lufta” për vulën e partisë që nga “Foltoret” mund të përfundojë në dyert e gjykatave dhe së dyti vuloset fati i Sali Berishës, që një javë më pas në Kuvendin e thirrur nga PD, Lulzim Basha sipas të gjitha gjasave do ta përjashtojë 31 vite pas themelimit.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI