Flash

Rama shkrin degën e PS në Shkodër: Vetëm me lulen e partisë merrnin 3 mandate

Lapsi.al 10 December 2021
Rama shkrin degën e PS në Shkodër: Vetëm me lulen e

Kryeministri Edi Rama ka qenë deri të premten vonë në Shkodër ku ka pasur një takim edhe me strukturat e Partisë Socialiste në këtë qytet.

Mësohet se takimi kishte për qëllim analizën e zgjedhjeve të 25 prillit dhe riorganizimin e PS.

Siç është shprehur vetë kryeministri, PS në Shkodër do të ketë një riorganizim nga zero, “ në përpjekje për të rregulluar gabimet e shkuarës duke synuar një rikthim dinjitoz siç i ka hije partisë politike më të madhe në vend.”

Ndërsa bënte analizën e “25 Prillit” mësohet se kreu i PS është shprehur se rezultatet në qytet ishin të pafalshme dhe zhgënjyese.

Ai nënkuptoi se nuk është punuar në nivel të kënaqshëm ndërsa u shpreh se “vetëm me lulen simbol të PS do të ishin fituar 3 deputetë, pra 3 mandate.”

Rama bëri të ditur se të gjitha organizatat humbëse do të zëvendësohen nga njerëz të rinj. Pas fjalës së kryesocialistit të pakta kanë qenë diskutimet. Në takim ishin përveç deputetëve të Shkodrës edhe Damian Gjiknuri, Etilda Gjoni dhe Anila Denaj. /abc

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI