Flash

Gjendet një person i pajetë në Maliq

Lapsi.al 7 December 2021
Gjendet një person i pajetë në Maliq

Një 39-vjeçar me inicialet A.L., është gjetur i pajetë në banesën e tij. Viktima jetonte i vetëm. Sipas policisë në trupin e viktimës nuk janë identifikuar shenja dhune, por sipas të dhënave paraprake 39-vjeçari njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2021, rreth orës 17:55, në fshatin Libonik, Maliq, në banesën e tij ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. L., rreth 39 vjeç, i cili nga të dhënat e para njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI