Flash

Ambasada amerikane zbulon pse vjen Escobar në Tiranë!

Lapsi.al 7 December 2021
Ambasada amerikane zbulon pse vjen Escobar në Tiranë!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, me anë të një postimi në Facebook, ka zbardhur axhendën e Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor që do të vizitojë Tiranë pas dy ditësh. Ai do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Por në mesazhin e ambasadës përmenden edhe Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, një prej të cilëve shpalli "non grata" Sali Berishën. Sipas njoftimit Escobar do të diskutojë në lidhje me vendosmërinë e SHBA-ve për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë, dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

MESAZHI I PLOTË I AMBASADËS:

“Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI