Flash

Kapen 1.5 ton hashash në Turqi, në pranga 3 shqiptarë (FOTO)

Lapsi.al 7 December 2021
Kapen 1.5 ton hashash në Turqi, në pranga 3 shqiptarë (FOTO)

Një sasi prej 1.5 ton hashash është kapur në provincën e Muglas në Turqi, teksa janë arrestuar tre persona, të tre shqiptarë.

Sipas deklaratës së Guvernatorit të Izmirit, është nisur një hetim mbi informacionin se një sasi e madhe droge do të sillej nga Shqipëria në rrugë.

Në kuadër të hetimeve të kryera nga Kryeprokurorët Publikë të İzmirit dhe Torbalit, pas ndjekjes teknike dhe fizike nga ekipet e Degës Kundër Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar të Komandës së Xhandarmërisë së Provincës İzmir (KOM), u krye një operacion, nën koordinimin e komandës së xhandarmërisë së krahinës Muğla dhe komandës së rojës bregdetare.

Në operacion u sekuestruan rreth 1.5 ton kanabis, u ndaluan 3 të dyshuar dhe u sekuestruan 3 pistoleta.

Nga ana tjetër, sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, mësohet se të dyshuarit e kanë sjellë drogën me skaf, më pas e kanë nxjerrë në breg dhe e kanë fshehur në zonën pyjore.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI