Flash

Testimi/ Mbi 30 policë dalin përdorues droge: E kemi nga ilaçet që marrim

Lapsi.al 6 December 2021
Testimi/ Mbi 30 policë dalin përdorues droge: E kemi nga ilaçet

Kanë dalë rezultatet e para të testimit anti-drogë të forcave të policisë.

Mediat raportojnë se janë rreth 30 policë që kanë rezultuar përdorues droge në komisariatet e Tiranës, Vlorës, Sarandës, Elbasanit dhe Shkodrës.

Vetëm në Vlorë mësohet se kanë dalë pozitivë rreth 15 policë. Testi është kundërshtuar nga policët të cilët kanë thënë se ai është i pasaktë.

Ata u kanë thënë shefave të tyre se mund të kenë rezultuar pozitivë për shkak të përdorimit të ilaçeve për sëmundje të ndryshme.

Në Shkodër kanë dalë përdorues droge rreth 11 efektivë, por çuditërisht janë të moshës mbi 60 vjeç ndaj është vendosur që të ripërsëritet testi.

Ndërsa në Elbasan ka rezultuar pozitive një police. Javën e ardhshme pritet që rezultatet të dalin edhe zyrtarisht. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI