Flash

Albin Kurti nesër në Bruksel, zbardhet agjenda

Lapsi.al 6 December 2021
Albin Kurti nesër në Bruksel, zbardhet agjenda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të shkojë nesër në Bruksel. Ai do të pritet nga Komisioneri për Zgjerim, Olivér Várhelyi.

Kurti do të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. Ky takim pritet të zhvillohet nga ora 11:30, sipas agjendës së publikuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Në këtë takim, që është i katërti i Këshillit të Stabilizim Asociimit do të shqyrtohet gjendja e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Pjesëmarrësit do të diskutojnë veçanërisht kriteret politike, kriteret ekonomike, bashkëpunimin financiar dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Partnerët po ashtu do të kenë mundësi të shkëmbejnë mendime edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Në fund të takimit, rreth orës 14:00, është paraparë të mbahet një konferencë për shtyp.

Radio Evropia e Lirë, ndërkohë, ka raportuar se gjatë kësaj vizite Kurti do të takojë zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë shefin e diplomacisë, Josep Borrell.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë gatishmëri për t’u takuar në kuadër të dialogut.

“E kemi bërë shumë të qartë, pas dy takimeve këtë vit, që parakusht për takimin e radhës duhet të jetë gatishmëria e të dyja palëve që të dakordohen rreth rezultateve konkrete për të mirën e qytetarëve të tyre. Kontaktet e fundit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri (Josep Borrell) dhe diplomacia e Përfaqësuesit të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak treguan që aktualisht nuk ka gatishmëri”, tha Stano.

Të këshilluara

Zhduket 16-vjeçarja në Tiranë

Një 16-vjeçare është denoncuar e humbur nga nëna e saj, e cila ka deklaruar se vajza i është larguar nga banesa dhe nuk i është kthyer më. Në njoftimin për m...

17:42

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI