Flash

Deri në 1 metër trashësi, zonat që do të mbulohen nga bora gjatë ditëve në vijim

Lapsi.al 6 December 2021
Deri në 1 metër trashësi, zonat që do të mbulohen nga

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin me reshje të dendura që shkaktuan edhe përmbytje në disa zona. Ndërkohë, krahas shiut, orët e para të ditës së sotme janë karakterizuar nga një numër i madh shkarkesash elektrike në zonën qendrore.

Meteoalb tha sot se moti pritet të përmirësohet gjatë orëve të pasdites së sotme dhe paradites së nesërme, për t’u përkeqësuar sërish të premten.

Krahas shiut, zona të shumta të vendit pritet të pushtohen nga reshjet e dëborës. Mësohet se reshje dëborë do të ketë në të gjithë pjesën veriore; ver-lindore si edhe pjesërisht në zonën jug-lindore të vendit.

Reshjet pritet të bien me intensitet të ndryshëm gjatë javës në vijim, ndërsa zona ku do të ketë më shumë reshje është skaji verior i vendit ku trashësia parashikohet të shkojë deri në 1 metër.

Ndërkohë, zona e Dibrës, Bulqizës dhe pjesa malore e Librazhdit pritet të përballen me reshje dëborë me trashësi deri në 50 cm. Situata paraqitet e njëjtë edhe në Korçë, ndërsa në zona si Pogradeci apo Përmeti, reshjet e dëborës do të kenë intensitet më të ulët./abc

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI