Flash

Qeveria "zgjidh qesen", jep 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

Lapsi.al 6 December 2021
Qeveria "zgjidh qesen", jep 5 mijë lekë shpërblim

Qeveria ka rishikuar sërish buxhetin e këtij 2021 me një akt normativ, kjo është hera e gjashte brenda këtij viti. Në aktin normativ të publikuar në fletoren zyrtare dhe të miratuar në mbledhjen e 3 dhjetorit qeveria ka rishpërndarë paratë në buxhet duke llogaritur edhe shumën që do të jap si bonus në fundvit për pensionistët.

Fondi që do të vendoset në dispozicion të bonusit për pensionistët është 3.5 miliardë lekë. Nga ky bonus që qeveria ka vendosur do të përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve dhe bëhet fjalë për rreth 683 mijë, të cilët do të përfitojnë nga 5 mijë lekë shpërblim për fundvit.

Shpërndarja e këtij shpërblimi prej 5 mijë lekësh do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare. Edhe vitet e mëparshme qeveria ka ndryshuar buxhetin me akt normativ në fund të vitit për të dhënë bonus për pensionistët.

Të këshilluara

Zhduket 16-vjeçarja në Tiranë

Një 16-vjeçare është denoncuar e humbur nga nëna e saj, e cila ka deklaruar se vajza i është larguar nga banesa dhe nuk i është kthyer më. Në njoftimin për m...

17:42

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI