Flash

"Vjen me sinjale të qarta", Basha tregon për vizitën e Escobar në Tiranë dy ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Lapsi.al 7 December 2021
"Vjen me sinjale të qarta", Basha tregon për vizitën e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në një intervistë për ‘News24’ se zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar vjen në Tiranë me sinjale të qarta. Deklarata në fjalë i referohet vendimit të DASH për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa shtoi se këtu nuk bëhet fjalë për qëndrime personale. Vizita e Escobar vjen dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Berisha, që do të mbahet më 11 dhjetor.

"Më vjen mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikthyer në vëmendjen e tyre si çështje themelore luftën kundër korrupsionit. E kanë bërë këtë në një kontekst më të gjerë se Shqipëria, por në veçanti për Shqipërinë ka shumë rëndësi, sepse ky është dhe problemi kryesor i Shqipërisë, korrupsioni, pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, janë burimet kryesore të të keqes së shqiptarëve, të gjendjes ekonomike, të papunësisë, të mungesës së shpresës së popullsisë në tërësi dhe të rinjve dhe të rejave shqiptare në veçanti. Ndaj këto do të jenë patjetër në fokus të bisedës sime me zotin Escobar, siç kanë qenë edhe në fokus të diskutimeve të mia me partnerët Amerikanë, që kanë ardhur, ju keni parë delegacionet të senatit Amerikan, të kongresit Amerikan dhe në veçanti nisma tona siç janë reforma zgjedhore, siç është vettingu i politikanëve dhe siç është propozimi i fundit, që do të paraqesim, ai për dënimin, ashpërsimin e dënimeve sipas modelit Italian, deri në 22 vjet burg për politikanët e zgjedhur me votat e krimit, po në veçanti po kështu dhe lufta kundër korrupsionit, që po i merr frymën Shqipërisë dhe që po shkatërron mirëqenien e Shqiptarëve dhe shpresat e shqiptarëve", tha Basha.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI