Flash

Estradë e Rilindjes/ Safet Gjici: E kam bërë Kukësin më mirë se Gjermania për dy vite

Lapsi.al 7 December 2021
Estradë e Rilindjes/ Safet Gjici: E kam bërë Kukësin më

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka thënë se në disa lagjet e Kukësit është bërë investim i madh që nuk e gjen as në Gjermani.

Gjatë një deklarate për mediat, Gjici u kërkoi qytetarëve të Kukësit të sensibilizohen për të hedhur mbetjet në koshin e plehrave. Gjici tha se është ngritur një “Task-Forcë” e cila do të gjobitë ata që ndotin ambientin ndërsa nuk nguroi të “kërcënojë” qytetarët se mund të dënohen edhe me burg.

“Ne po pastrojmë çdo ditë, që kur kemi marrë drejtimin e bashkisë ju e dini mirë që i kemi dhënë prioritet pastrimit të qytetit. Mirëpo ky investim që është bërë këtu në lagjet 4-5-6 siç thonë disa që vijnë nga Gjermania: As në Gjermani nuk e gjen këtë investim. Tani nuk dua të them që ne mund të krahasohemi me Gjermaninë, sepse është krahasim shumë i madh. Po ja një shembull për të treguar që ndërgjegjësimi i qytetarëve duhet të fillojë që këtu tek pastrimi i ambientin. Ja ku e kemi koshin e plehrave dhe shikoni si i hedhin qytetarët plehrat në tokë. Pra në vend që ti hedhin në kosh, por i hedhin në tokë në këtë investim të ri që është bërë dhe presim deri nga fundi i muajit të përfundojë totalisht dhe do të vijojë edhe në lagjet e tjera.

Përdit është një aksion kombëtar jo vetëm në qytetin e Kukësit por në të gjithë territorin e Shqipërisë ka dalë ligji i veçantë për pastrimin dhe mbetjet urbane dhe në Kukës 90% e qytetarëve janë ndërgjegjësuar duke na u bashkuar në aksionin e pastrimit. Ne kemi dalë këtu për ti thënë qytetarëve që t’i hedhin mbeturinat në vendin e caktuar. Kemi ngritur një task forcë e cila do të vendosë gjoba dhe ndjekje penale. Në kodin penal parashikohet që ai që ndot ambientin shkon edhe në burg”, tha Gjici.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI