Flash

Rrëzimi i 30 Qershorit/ Presidenca: Kushtetuesja i zhgënjeu të gjithë, nuk dha asnjë zgjidhje

Lapsi.al 7 December 2021
Rrëzimi i 30 Qershorit/ Presidenca: Kushtetuesja i zhgënjeu të

Në një konferencë për shtyp nga Presidenca, këshilltari juridik i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj deklaroi se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj që la në fuqi 30 qershorin i zhgënjeu të gjithë.

Gjykata, tha ai, cenoi rëndë parimet e transparencës, duke theksuar se shoqatës së bashkive iu mohua e drejta për përgjigje, ndërsa mosmarrja e një vendimi përfundimtar duke shpallur moskompetencë, e la çështjen të pazgjidhur dhe i hapi dyert antikushtetutshmërisë.

"Gjykata Kushtetuese nuk dha përgjije për pyetjet:

A ishin voptimet e 30 qershorit në përputhje me Kushtetutën? A konsiderohen zgjedhjet puraliste vetëm me një kandidat? A ishin antikushtetuese veprimet e Kuvendit, Qeverisë? A diktohet politikisht nga Kuvendi data e zgjedhjeve?

Nëse Gjykata nuk do të kishte anashkaluar pyetjet, sot do të kishin një vendim në themel. Ia la sërish çështjen juridiksionit politik. Për të shmangur themelimin e çështjes dhe për ta bërë veten jo kompente, ka cenuar parimet e tranparencës dhe të një procesi të rregull ligjor.

Gjykata Kushtetuese i zhgënjeu të gjithë. Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj e la çështjen pa zgjidhje. Gjykata Kushtetuese dhe Qeveria janë në të njëjtën linjë arsyetimi. Gjykata Kushtetuese nuk përmbushi misionin e saj sublim", u shpreh Dervishaj.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI