Flash

Kurti në telefon me Escobar: Marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Serbinë

Lapsi.al 3 December 2021
Kurti në telefon me Escobar: Marrëveshje ligjërisht të
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar brenda dy javësh, dy biseda telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. Në bisedën telefonike që bëri këtë të premte, Kurti ka njoftuar për temat që kanë diskutuar, duke filluar nga stabiliteti dhe siguria në rajon deri tek dialogu me Serbinë. “Gjatë një bisede telefonike me përfaqësuesin e DASH @StateEUR Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, shkroi Kurti në Twitter. Kryeministri Kurti bisedoi me Escobar edhe më 19 nëntor, ku diskutuan për reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres në dialog që përqendrohet në një njohje reciproke.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Edi Luarasi

Kinematografia shqiptare në zi! Këtë të premte është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi. Lajmi i hidhur është bërë me dije nga miq...

18:56

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI