Flash

Berisha: Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng kryetarit

Lapsi.al 3 December 2021
Berisha: Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve

Pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha se trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës, ka ardhur dhe reagimi nga “Foltorja”. Në reagim thuhet se halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng kryetari. Sipas “Foltores” së Berishës për dosjet dhe pazaret e Bashës ka 8 vjet që demokratët kalojnë nga humbja në humbje, teksa bën thirrje që më 11 dhjetor të bashkohen të gjithë për të nisur rrugën drejt fitores.

“Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës. Halli i vërtetë i demokratëve është shpërdorimi dhe tradhtia ndaj sakrificave të tyre për pazaret e kryetarit! Për dosjet dhe pazaret e Bashës ka 8 vjet që demokratët kalojnë nga humbja në humbje! Kuvendi Kombëtar i datës 11 dhjetor i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mijë delegatëve do të shënojë fundin e pazareve Rama – Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.

Partia Demokratike do ta realizoje këtë mision në aleancë me gjithë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë përmes një PD më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar! Të gjithë bashkë në 11 Dhjetor për të nisur rrugën drejt FITORES! ✌?”, thuhet në reagim.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Edi Luarasi

Kinematografia shqiptare në zi! Këtë të premte është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi. Lajmi i hidhur është bërë me dije nga miq...

18:56

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI