Flash

Basha: Berisha ka vetëm një dosje, ajo është çështja ‘non grata’ nga SHBA

Lapsi.al 3 December 2021
Basha: Berisha ka vetëm një dosje, ajo është

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për “Toyota Yaris”, të bëra sot në “Foltoren” e Bilishtit. Basha deklaron se e vetmja dosje dhe e vetmja çështje është ajo ‘non grata’ nga SHBA. Sipas kreut të PD, trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës.

“Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA.

Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”, shkruan Basha.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Edi Luarasi

Kinematografia shqiptare në zi! Këtë të premte është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi. Lajmi i hidhur është bërë me dije nga miq...

18:56

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI