Kuvendi Kombëtar i PD i mbledhur me votat e mbi 1/4 së delegatëve që do të mbahet të shtunën e ardhshme në 11 dhjetor do të mbëhet në Stadiumin Arenka Kombëtare. Sipas organizatorëve që folën për Lapsi.al, ky ishte vetmi mjedis që mund të nxite shumësinë e mbi 8 mijë delegatëve. Mbledhja do të fillojë në mesditë dhe aty do të shpenzohet një kohë e madhe me verifikimin e delegatëve identifikimin dhe bërjen transparente të emrave të tyre, tha burimi.
Duket se loja e vërtetë politike nuk qëndron vetëm në vendimet që do të merren për ti hapur rrugë largimit të Lulzim Bashës, por mbi të gjitha për të krijuar në sytë e publikut se është krahu i foltores ai që kontrollon shumicën e partisë.
©Lapsi.al