SPAK ka dhënë pretencën për personat e përfshirë në tenderin e uniformave në Ministrinë e Brendshme.
Ky organ, ka kërkuar 1 vit e 6 muaj me gjykim të shkurtuar për Edlira Naqellarin, Flutura Cerkezin, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demnerin, Mariglen Buzalin, Gezim Mingajn, Anisa Bogdanin dhe Aurora Mullan.
Kujtojmë se SPAK bëri publik përfundimin e hetimeve në muajin korrik. Bëhet fjalë për një tenderin e uniformave që kap vlerën e rreth 28 milionë eurove.
Tenderi është dhënë në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj, ndërsa është kallëzuar në vitin 2020 nga Grupi Parlamentar Demokrat, përkatësisht nga Myslim Murrizi dhe Halit Valteri.