Flash

Akuza e fortë e Metës: Basha bëri lojë të dyfishtë në marrëveshjen e detit me Greqinë

Lapsi.al 2 December 2021
Akuza e fortë e Metës: Basha bëri lojë të dyfishtë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë për herë të parë një akuzë të fortë ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha që lidhet me marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë të vitit 2009 që më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

“Po e them për herë të parë se Lulzim Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë. Ky qëndrim i tij në raport me Marrëveshjen e Detit ka pasur implikime shume serioze ne raport me shtetin shqiptar. Këtë e them për herë të parë dhe nuk dua ta zgjas me tej.

Ky zotëria nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar. Në kohën kur ai ishte ministër i jashtëm ai anashkaloi Kryeministrin për çështjen e detit. Dhe po e them këtë për herë të pare sepse po abuzohet me këtë çështje” – tha Meta në emisionin “Log” në ABC. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Durrës, plagoset një vajzë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 në Durrës. Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin dhe për pasojë është lënduar pasagjerja që ndod...

20:49

Aksident me vdekje në Rrogozhinë

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në bypass-in e Rrogozhinës, ku një mjet me drejtues Zh.I., ka përplasur këmbësorin L. D., 60 vjeç. Si pasojë e a...

20:45

Dorëhiqet kryetari i PD Durrës

Luan Hoti do të jetë kryetari i ri i PD-së në Durrës. Kjo sepse kryetari i Partisë Demokratike për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti i...

19:06

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI