Flash

Zgjedhje në 6 bashki?/ Meta: Nuk e kam lexuar ende vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Lapsi.al 2 December 2021
Zgjedhje në 6 bashki?/ Meta: Nuk e kam lexuar ende vendimin e Gjykatës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Meta deklaroi se nuk e ka lexuar ende dhe se lajmet e shpërndara me urgjencë nuk e impresionojnë. Ndërkohë që tha se pas leximit me vëmendje do të bëjë publik qëndrimin e tij.

“Nuk e kam lexuar ende vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese, sepse lajmet e shpërndara me urgjencë nuk më impresionojnë. Vendimin e zbardhur do ta shoh me shumë vëmendje dhe më pas do bëj publik me shumë përgjegjësi qëndrimin tim”, - tha Meta në AbcNews.

“Do të ketë një qëndrim shumë zyrtar dhe institucional të Presidentit të Republikës lidhur me vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese. Nëse do të jetë e nevojshme ju kujtoj se ka edhe Gjykatë Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ju kujtoj se nuk jam politikan si ata që shmangen me procedurë, por jam i themelit, shumë zyrtar dhe institucional, që nuk u shmangem përgjegjësive shtetërore. Dekretet e Presidentit nuk janë atakuar nga asnjë Gjykatë, këtë e thotë qartë raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet vendore.

Për zgjedhjet në 6 Bashki, Presidenti nuk ka pas asnjë kërkese zyrtare, për zhvillimin zgjedhjeve vendore. Gjykata Kushtetuese nuk ka dashur të marrë përgjegjësi më vendimin për zgjedhjet vendore sepse ajo nuk është marrë me themelin e çështjes.” – tha Meta.

Të këshilluara

Aksident në Durrës, plagoset një vajzë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 në Durrës. Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin dhe për pasojë është lënduar pasagjerja që ndod...

20:49

Aksident me vdekje në Rrogozhinë

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në bypass-in e Rrogozhinës, ku një mjet me drejtues Zh.I., ka përplasur këmbësorin L. D., 60 vjeç. Si pasojë e a...

20:45

Dorëhiqet kryetari i PD Durrës

Luan Hoti do të jetë kryetari i ri i PD-së në Durrës. Kjo sepse kryetari i Partisë Demokratike për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti i...

19:06

Merr flakë një shtëpi në Gjirokastër

Ditën e sotme, një banesë në lagjen “Kodrat e Shtufit” në Gjirokastër është përfshirë nga flakët. Sipas raportimeve të mediave, mësohet se shkak është bërë soba...

19:00

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI