Flash

Rama e Basha bëhen bashkë në Kuvend, votojnë 3 projektligje

Lapsi.al 2 December 2021
Rama e Basha bëhen bashkë në Kuvend, votojnë 3 projektligje

Marrëveshja për furnizimin me vaksina nga kompania Pfizer, projektligji për parandalimin e pastrimit të parave si dhe miratimi i rregullores së Kuvendit, duket se ka rigjetur konsensusin mes opozitës dhe mazhorancës në Parlament.

Ditën e sotme, janë miratuar me një shumicë votash 3 projektligje. Me 112 vota pro, asnjë kundër dhe 2 abstenim është miratuar akti normativ për disa ndryshime në kontratën e furnizimit me vaksina nga kompania Pfizer Export BV.

“Akt normativ nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.01.2021 të Këshillit të Ministrave”.

Me 106 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim është miratuar projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe ­nancimit të terrorizmit” të ndryshuar””.

Ndërsa me 111 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim është miratuar projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit”

Të këshilluara

Dorëhiqet kryetari i PD Durrës

Luan Hoti do të jetë kryetari i ri i PD-së në Durrës. Kjo sepse kryetari i Partisë Demokratike për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti i...

19:06

Merr flakë një shtëpi në Gjirokastër

Ditën e sotme, një banesë në lagjen “Kodrat e Shtufit” në Gjirokastër është përfshirë nga flakët. Sipas raportimeve të mediave, mësohet se shkak është bërë soba...

19:00

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI