Flash

Lubonja ia thotë troç Bashës: Gabove 2 herë me përjashtimin e Berishës

Lapsi.al 2 December 2021
Lubonja ia thotë troç Bashës: Gabove 2 herë me

Analisti Fatos Lubonja e cilësoi një gabim të dyfishtë politik të Lulzim Bashës, përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Të ndodhur ballëpërballë në emisionin “Real Story” në News24, Lubonja i tha kreut të PD-së sepse së pari po bën lojën e kundërshtarit dhe së dyti iu nënshtrua një kërkese nga jashtë pa pasur prova.

“Kjo që ka bërë zoti Basha është një gabim politik. Nuk hyj në etiketime, gabim i dyfishtë politik. Jo shpallja non grata, por përjashtimi meqenëse amerikanët e shpallën non grata.

Është gabim politik që po e tregon koha në terma afatshkurtra, në kuptimin që partia është përçarë më tepër se kurrë. Basha dhe Berisha po asgjësojnë njeri-tjetrin me akuza që i bën dëm kredibilitetit të partisë.

Është gabim politik sepse bën lojën e kundërshtarët i cili bën qejf duke u tallur me këta në parlament dhe qeveris i qetë. Në terma afatgjata është gabim politik për mënyrën se si u bë.

Unë nuk dua të jetoj në një Shqipëri që të jetë koloni. Dua të jetoj si qytetar në vendin tim, ku kryetarin e opozitës e zgjedh elektorati, shqiptarët dhe jo ambasada amerikane.

Dua që cilido qoftë ai, të votohen të provohen se sa mbështetje kanë nga shqiptarët. Në rast se duhet përjashtuar apo jo kjo nuk mund të merrej se kështu tha guvernatorja Yuri Kim, por duke u konsultuar me të gjithë partinë si ka marrë dy vendime të rëndësishme lënin e parlamentit apo hyrjen në çadër.

Ato kanë qenë më të rëndësishme se ky, por dhe ky është një vendim i rëndësishëm. Në qoftë se duam të jemi një parti autokratike legjitimitetin nuk ta jep elektorati, por ambasadorja është traditë e vjetër, enveriste quaje dhe berishiste po deshe, nuk i emancipon shqiptarët.

Ata duhet të jenë aktorë në ndryshimin e fateve të tyre. Basha nuk i ka futur si aktorë. Në këto dy aspekte janë gabime” – tha Lubonja.

Basha iu përgjigj se në PD ka një kulturë debati dhe se kjo forcë ka një orientim proamerikan.

“Ka disa çështje të tjera në PD nuk janë çështje të mendimit ndryshe, por të identitetit të PD. Kjo jo se kështu më pëlqen mua, apo se më është tekur mua, sepse na konvenon një situatë e tillë. Janë të mishëruara në atë që është Kushtetuta e PD.

Një nga këto përcaktime të PD-së ndër to futet dhe antikomunizmi është orientimi pro perëndimor pro atlantik në krah të BE dhe SHBA-ve. Këtu nuk mund të kemi ndryshime mendimi, bëhet fjalë për identitetin e forcës politike” – tha Basha.

DEBATI BASHA - LUBONJA

Lubonja: Të jesh proamerikan nuk do të thotë të jesh promaerikan në çdo gjë që bëjnë amerikanët. Është me strategji.

Basha: Çështja identitare nuk mund të jenë çështje të një personi.

Lubonja: E përcaktojnë shqiptarët, demokratët.

Basha: Ka një arsye për atë që është vendosur në statut. SHBA-të për herë të parë dhe herë të fundit në Europë u rreshtuan në krah tonë për të përmbysur regjimin komunist. Nuk u rrëzua nga vala e parë popullore. Mund të kujtojmë atë që mund të duket abstrakte për shumë, futja në NATO. Ka një nen që thotë se nuk mund të sulmohet, sepse konsiderohet sulm nga SHBA-ve. Kur flasim për çështje të identitetit është një çështje e vendosur para se të ndodhnin këto ngjarje. Statuti i është nënshtruar disa ndryshimeve, kolonat nuk kanë ndryshuar.

Lubonja: Identiteti amerikan është demokraci, që çdo njëri është i pafajshëm deri sa të shpallet fajtor. Ne Amerikën e duam për ca parime. Historia e Amerikës është shumë e komplikuar, ka mbështetur dhe regjime si Pinoceti, unë dua një lider shqiptar që vë dhe strategjinë dhe balancat. Që të bësh sot opozitë, po nuk qe anti ambasador amerikan nuk bën dot opozitë. Ke detyrim të bësh opozitë dhe ndaj disa qëndrimeve amerikane që për një arsye apo disa të tjera, çojnë ujë në mullirin e kundërshtarit politik.

Të këshilluara

Aksident në Durrës, plagoset një vajzë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 në Durrës. Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin dhe për pasojë është lënduar pasagjerja që ndod...

20:49

Aksident me vdekje në Rrogozhinë

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në bypass-in e Rrogozhinës, ku një mjet me drejtues Zh.I., ka përplasur këmbësorin L. D., 60 vjeç. Si pasojë e a...

20:45

Dorëhiqet kryetari i PD Durrës

Luan Hoti do të jetë kryetari i ri i PD-së në Durrës. Kjo sepse kryetari i Partisë Demokratike për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti i...

19:06

Merr flakë një shtëpi në Gjirokastër

Ditën e sotme, një banesë në lagjen “Kodrat e Shtufit” në Gjirokastër është përfshirë nga flakët. Sipas raportimeve të mediave, mësohet se shkak është bërë soba...

19:00

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI