Flash

REPLIKAT/ Basha dhe Meta përplasen për marrëveshjen e detit të 2009-ës

Lapsi.al 2 December 2021
REPLIKAT/ Basha dhe Meta përplasen për marrëveshjen e detit

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta kanë replikuar për marrëveshjen me Greqinë për kufirin detar të 2009-ës të rrëzuar më pas nga Gjykata Kushtetuese.

“Po e them për herë të parë se Lulzim Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë. Ky qëndrim i tij në raport me Marrëveshjen e Detit ka pasur implikime shume serioze ne raport me shtetin shqiptar. Këtë e them për herë të parë dhe nuk dua ta zgjas me tej.

Ky zotëria nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar. Në kohën kur ai ishte ministër i jashtëm ai anashkaloi Kryeministrin për çështjen e detit. Dhe po e them këtë për herë të pare sepse po abuzohet me këtë çështje” – tha Meta.

I ftuar në News24, Basha u përgjigj se këto deklarata janë trillime e gënjeshtra, pasi negociatat e 2009 sipas tij janë kryer nga ekspertët e ministrisë dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama e Meta.

“Trekëndëshi i Bermudës këtë punë do bëjë. Fakti është që negociatat e 2009 u kryen nga ekspertët e ministrisë së jashtme dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama dhe Meta. Të tjerat janë trillime dhe gënjeshtra”, - tha Basha.

Nuk ka munguar një tjetër replikë e Metës nga studio e ABC.

“Basha gënjen hapur se unë i kam dërguar një ekspert me Ramën për marrëveshjen me Greqinë. Në atë kohë unë nuk kam pasur raporte me Ramën. Rama mund t’ja ketë dërguar ekspertin, por unë jo.

Pse unë i thashë Bashës, shmang Kryeministrin dhe Presidentin? Basha gënjen dhe nëse pranon që Rama i ka çuar ekspert kjo është çështje e tyre. Është fakt që në raport me marrëveshjen me Greqinë, Basha ka bere dopjo lojë” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Durrës, plagoset një vajzë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 në Durrës. Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin dhe për pasojë është lënduar pasagjerja që ndod...

20:49

Aksident me vdekje në Rrogozhinë

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në bypass-in e Rrogozhinës, ku një mjet me drejtues Zh.I., ka përplasur këmbësorin L. D., 60 vjeç. Si pasojë e a...

20:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI