Flash

Berisha: Yuri Kim përfaqëson Sorosin, jo Amerikën

Lapsi.al 3 December 2021
Berisha: Yuri Kim përfaqëson Sorosin, jo Amerikën

Ish-kryeministri Sali Berisha, në Foltoren e Devollit, deklaroi se ambasadorja Yuri Kim nuk përfaqëson Amerikën, por George Soros. Berisha theksoi se miliarderi Soros dorëzoi drejtësinë në vend në duart e Edi Ramës.

“Lidhur me vendimin, është e vërtetë që Sekretari i Shtetit që më shpalli non grata, përfaqëson SHBA-të në një nga tre pozicionet ndoshta më të larta të atij vendi. Vendimi ishte rezultat fund e krye i lobimit korruptiv të Soros e ndaj kërkova ballafaqim në sallë të gjyqit për shpifje. Nuk pranoja kurrë akuzë falso. Unë e dija po ashtu fuqinë e George Soros. SHBA është vendi që njoh më shumë, sepse miqësia me atë vend të bekuar është mbi çdo gjë.

Soros është armik i demokracisë shqiptare dhe interesit kombëtar të shqiptarëve. Soros është sponsorizuari i masakrës në sistemin e drejtësisë, me gjithë fuqinë politike e financiare të tij. Drejtësia u kthye në degë të ekzekutivit. Vendimet sot merren të gjitha në zyrat e Ramës. Na flet zonja për sukses. Soros shkatërroi drejtësinë dhe e dorëzoi te Rama. Kjo është vepër politike e Soros. Zonja Kim përfaqëson George Soros dhe jo Amerikën. Ç’punë ka Kim me 29 nëntorin? Sillet si me qenë zëdhënëse e PS, pastaj bëhet me Bashën. Kjo nuk është politikë e SHBA, që të përshëndesësh zgjedhjet, pa dalë ankesat, është politike e Soros, që ka fuqi të madhe”, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Edi Luarasi

Kinematografia shqiptare në zi! Këtë të premte është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi. Lajmi i hidhur është bërë me dije nga miq...

18:56

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI