Flash

Ende mister masakra e Deçanit, ende asnjë gjurmë për autorin

Lapsi.al 3 December 2021
Ende mister masakra e Deçanit, ende asnjë gjurmë për

Teksa ka kaluar një javë nga tragjedia e Deçanit, ku mbetën të vdekur 3 persona e u plagosën disa të tjerë, ende nuk kemi një person të identifikuar apo të arrestuar mbi ngjarjen e rëndë. Mediat kosovare, e kanë krahasuar këtë ngjarje, me një tjetër të ndodhur në Prishtinë në vitin 2007, ku u sulmua me tritol një lokal. Asokohe mbetën të vdekur dy persona, si dhe u plagosën 11 të tjerë.

Hetimet e deritanishme:

Fill pas vrasjes, dyshimet ishin se autori mund të ishte larguar nga Kosova. Deri më tani nuk ka të dhëna se kush qëndron mbrapa sulmit, një grupim, apo konflikt mes individësh për borxhe të pashlyera. Në zbardhjen e kësaj ngjarje, mund të ndihmojnë edhe autoritetet shqiptare shkruajnë mediat në Kosovë.

“Mungesa e besimit në siguri e institucioneve të Kosovës, i ka bërë që të mbesin mbrapa në informacion, edhe pse po të ishin ndoshta më bashkëpunues me ndërkombëtarët, do të mund të kishin arritur deri më tani tek arrestimi i vrasësit”, shkruajnë mediat.

Largimi nga vendi i ngjarjes i autorit:

Ai po konsiderohet si një “fantazmë”, pasi pas vrasjes është larguar në mënyrë të beftë nga vendngjarja. Dyshohet se autori e njeh shumë mirë zonën dhe ka punuar me shumë kujdes, pasi provat e siguruara janë shumë të pakta dhe ende nuk kemi një identifikim qoftë edhe të pjesshëm të tij.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Edi Luarasi

Kinematografia shqiptare në zi! Këtë të premte është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi. Lajmi i hidhur është bërë me dije nga miq...

18:56

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI