Flash

“Omicron po shfaqet më i butë se Delta”, mjeku i njohur: Virusi lehtësisht i dallueshëm përmes PCR

Lapsi.al 29 November 2021
“Omicron po shfaqet më i butë se Delta”, mjeku i njohur:

Paniku që ka përfshirë botën pas zbulimit të variantit më të ri të virusit covid 19, emërtuar Omicron, është i zmadhuar dhe jo i mbështetur në fakte shkencore.

Në një intervistë për News24 eksperti i njohur, Ilir Alimehmeti thotë se të gjitha gjetjet e dokumentuara në Afrikë dhe në disa shtete të Europës ku është zbuluar prania e variantit Omicron dëshmojnë për një virus më të butë klinikisht sesa varianti qarkullues Delta.

Por a ka rrezik që variant i ri me 32 mutacione ta thyej imunitetin natyror apo mbrojtjen vaksinale? Mjeku thotë se është ende shumë herët për të konsideruar virusin një kërcënim botëror për aq kohë sa ai nuk shkakton sëmundje të rënda.

Eksperti i njohur thotë se masave kufizuese drastike nuk e frenojnë përhapjen virale, por vetëm sa e shtyjnë atë në kohë.

I pyetur për rritjen e shtrimeve në spitalet Covid të personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave, Pfizer dhe Coronavax, doktori Alimehmeti thotë se problemi duhet parë tek metodologjia, faktori kohë dhe përzgjedhja e vaksinave sipas targetgrupeve duke mos përjashtuar edhe mënyrën e ruajtjes së vaksinës Pfizer në zinxhirin ftohës.

Të këshilluara

Moti i keq/ Cilave rrugë duhet ti ruhemi

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nga reshjet e shiut që kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar edhe rënie gur...

12:24

Omikron/ G7 mban takimin e jashtëzakonshëm

Gjithnjë e më shumë shtete kanë konfirmuar raste të variantit të ri të virusit Corona dhe vendosin kufizime udhëtimi. Sipas të dhënave të para të mjekëve, pacie...

12:09

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI