Flash

Aksione të policisë në Tiranë, pesë të arrestuar (Detaje)

Lapsi.al 29 November 2021
Aksione të policisë në Tiranë, pesë të arrestuar

Pesë ersona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Në mesin e personave të arrestuar është dhe drejtuesi i ambulancës që u përfshi në një aksident në orët e para të mëngjesit në zonën e Rinasit, ku humbi jetën një paciente 42-vjeçare e cila po dërgohej nga Kruja drejt Tiranës.

 

"Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Xh., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe M. M, 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur si dhe F. D., 35 vjeç, pasi gjatë konstatimit për një shkelje të qarkullimit rrugor, ky shtetas ka kundështuar me dhunë punonjësit e policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin M. P., 20 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës shtetasin E. B., 32 vjeç (me detyrë mjek në urgjëncën e një spitali).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin e mitur me iniciale C. K., 15 vjeç, pasi me datë 27.11.2021, në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”, ky shtetas ka qëlluar nga një mjet të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, me një armë zhurmuese (sportive).

Me datë 29.11.2021, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Don Bosko” ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit P. M., 31 vjeç. Nga hetimet rezulton se shkaku i zjarrit është aksidental.

Me datë 28.11.2021, rreth orës 23:30, në rrugën “Elez Isufi”, në Paskuqan, kanë tentuar të vjedhin dyqanin e byrektores në pronësi të shtetasit R. P., 43 vjeç. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Më datë 28.11.2021, rreth orës 22:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, dy shtetas të mitur 13 e 14 vjec, banues në Tiranë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë thyer derën prej xhami të një agjensie turistike në pronësi të shtetasit D.D., dhe kanë marrë një shumë të vogël parash." - thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Moti i keq/ Cilave rrugë duhet ti ruhemi

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nga reshjet e shiut që kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar edhe rënie gur...

12:24

Omikron/ G7 mban takimin e jashtëzakonshëm

Gjithnjë e më shumë shtete kanë konfirmuar raste të variantit të ri të virusit Corona dhe vendosin kufizime udhëtimi. Sipas të dhënave të para të mjekëve, pacie...

12:09

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI