Flash

Protesta e naftëtarëve në Ballsh/ Kreu i sindikatës: Kemi mbi 8 mln euro pa marrë! T’i jepet zgjidhje kësaj loje

Lapsi.al 29 November 2021
Protesta e naftëtarëve në Ballsh/ Kreu i sindikatës: Kemi

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish në protestë.

Ata janë mbledhur në ambientet e jashtme të rafinerisë, ku kanë kërkuar zgjidhjen e problematikës së tyre në lidhje me pagat e prapambetura. Madje, nuk kanë munguar as konfrotimet mes protestuesve dhe rojeve të uzinës. Në lidhje me këtë problematikë, ka folur edhe kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj, i cili ka thënë se ka informacione, se mbrëmjen e të dielës kanë mbërritur në uzinë mjete për të bërë demontimin e rafinerisë.

Lexo më tej: Sërish tensione në Ballsh/ Naftëtarët dalin në protestë: Një kompani private ka nisur punë në uzinë

“Situata është kjo që shikoni, ne kemi pritur një zgjidhje ligjore. Naftëtarët nuk kanë pse të provokohen në këtë lloj mënyrë. Ne kemi kërkuar që rafineria të vihet në punë dhe ne të punësohemi sërish aty por nëse shteti e vendos ndryshe të paktën të dalë në një njoftim zyrtar dhe të thotë që rafineria nuk do të vihet më në punë dhe të gjejë një zgjidhje mbi problemin e pagave të pa marra.

Naftëtarët kanë mbi 8 milionë euro të papaguara. Ne nuk dimë se kush i drejton forcat e policisë, ne kërkojmë vetëm mbrojtjen e rafinerisë duke kërkuar që të vihet në punë. Nuk dimë me cilin njoftim kanë ardhur për ta zgjidhur këtë punë.

Kemi kërkuar që ti jepet zgjidhje kësaj loje. Nëse nuk vihet dot në punë kjo rafineri atëherë të dalë një lloj zgjidhje përfundimtare. Nuk kemi asnjë lloj reagimi zyrtar por vetëm në rrugë informale kemi marrë informacione se kanë mbërritur mjete për të bërë çmontimin e rafinerisë”, tha Dautaj.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI