Flash

Moti i keq/ Cilave rrugë duhet ti ruhemi

Lapsi.al 29 November 2021
Moti i keq/ Cilave rrugë duhet ti ruhemi

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nga reshjet e shiut që kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë.

Më problematike janë rrugët si Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.

ARRSH po ashtu njofton se kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Një apel bëhet edhe për shoferët: “Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”

Të këshilluara

Omikron/ G7 mban takimin e jashtëzakonshëm

Gjithnjë e më shumë shtete kanë konfirmuar raste të variantit të ri të virusit Corona dhe vendosin kufizime udhëtimi. Sipas të dhënave të para të mjekëve, pacie...

12:09

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI