Flash

PD kërkon të merren masa për deputetin socialist që uroi festën e pavarësisë me foton e Enver Hoxhës

Lapsi.al 29 November 2021
PD kërkon të merren masa për deputetin socialist që uroi

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për rastin e djeshëm, ku në grupin e “Whatsappit” të Komisionit të Sigurisë, deputeti socialist, Bujar Çela, uroi 28 nëntorin me një foto të diktatorit Enver Hoxha.

Lexo më tej: Deputeti i PS uron pavarësine me foton e Enver Hoxhës: Më rruani leshtë kush s’me njeh! 

Alibeaj tha se kjo masë shpreh nevojën e menjëhershme për dekomunistizimin e shoqërisë, e për këtë tha se kanë kërkuar përpilimin e një pakete ligjore.

“Rrasti i djeshëm i deputetit Bujar Çela tregon më së shumti që nuk është një rast i shkëputur, por më tepër se kaq. Shtron për diskutim nevojën për tu distancuar nga diktatura Enverhiste dhe ndikimi në të ardhmen. Urimi me foton e diktatorit Hoxha nga një ligjvënës nuk është thjesht shkelje etike, por më tepër. Kjo tregon nevojën urgjente për dekomunizimin e shoqërisë shqiptare. Në emër të kolegëve deputetë, do të kërkojmë në Këshillin e Etikës marrjen e masave ndaj deputetit në fjalë, si një reagim i domosdoshëm. Po përveç kësaj, ajo që ne kemi propozuar kryetarit të partisë, është që PD, të paraqesë një paketë të plotë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare’, tha Alibeaj.

Të këshilluara

Moti i keq/ Cilave rrugë duhet ti ruhemi

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nga reshjet e shiut që kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar edhe rënie gur...

12:24

Omikron/ G7 mban takimin e jashtëzakonshëm

Gjithnjë e më shumë shtete kanë konfirmuar raste të variantit të ri të virusit Corona dhe vendosin kufizime udhëtimi. Sipas të dhënave të para të mjekëve, pacie...

12:09

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI