Flash

Kërkohej nga Gjermania për përdhunim, arrestohet në Pukë 27-vjeçari

Lapsi.al 26 November 2021
Kërkohej nga Gjermania për përdhunim, arrestohet në

Arrestohet në Pukë një 27 vjeçar i shpallur në kërkim për disa akuza të rënda.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i personit në kërkim K.D., 27 vjeç, lindur dhe banues në Njësinë Administrative Qafë Mali, Bashkia Fushë Arrës.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Në datë 17.08.2019, në qytetin e Berlinit - Gjermani, i është kërkuar ndihmë patrullës së Policisë gjermane, e cila ka konstatuar se një shtetase 32-vjeçare ka qenë duke shkuar në banesën e saj dhe gjatë rrugës është sulmuar nga një shtetas, i cili ka ushtruar dhunë ndaj saj duke tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë dhe i ka marrë portofolin me para, të cilin e kishte në çantën e saj.

Pas njoftimit të banorëve nga ndihma e kërkuar nga 32-vjeçarja, autori i veprës penale është larguar nga vendi i ngjarjes, por në vendngjarje janë gjetur prova materiale e shkencore, nëpërmjet të cilave ai është identifikuar nga Policia.

Dosja nga Prokuroria e Berlinit në Gjermani është dërguar së bashku me provat materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, në ngarkim të shtetasit K.D., banues në Fushë Arrës, i pandehur dhe në kërkim ndërkombëtar.

Prokurori ka regjistruar procedimin penal Nr.55, datë 16.11.2021.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë më datë 26.11.2021, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Të këshilluara

Berisha: Beteja ime është për dinjitet

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Foltorja e Kurbinit ka mohuar deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha të thënë mbrëmjen e së enjtes në emisionin Open në Top...

18:34

Aksident në Fushë Krujë, një i plagosur

Një shofer në Fushë Krujë ka përplasur me automjet një të moshuar. Bëhet se pasi u godit nga automjeti që drejtohej nga G. B., 72-vjeçari është dërguar në Qendr...

17:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI