Flash

Lirimi me kusht/ "Policia e Kosovës ka ofruar mbrojtje për Kadri Veselin"

Lapsi.al 26 November 2021
Lirimi me kusht/ "Policia e Kosovës ka ofruar mbrojtje për Kadri

Mbrojtja e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale ka thënë se Policia e Kosovës ka ofruar masën e sigurisë për të liruar me kusht njërin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një përgjigje të mbrojtjes ndaj vendimit të Prokurorisë për mbajtjen e Veselit, të publikuar nga Specialja, thuhet se Policia e Kosovës ka dhënë përgjigje në kërkesën për ofrimin e sigurisë në rast të lirimit me kusht, më 27 tetor.

“Përgjigjet e Policisë janë të përpikta, profesionale dhe zbusin direkt të vetmin rrezik të mbetur të identifikuar nga arresti shtëpiak. Si rezultat, mbrojtja tani vlerëson se ndalimi i Veselit në Njësinë e Paraburgimit në Hagë duhet të marrë fund dhe se ai duhet të lirohet në arrest shtëpiak në Kosovë, për pjesën e mbetur të fazës paraprake të gjykimit”, thuhet në përgjigje.

Policia e Kosovës kohë më parë ka refuzuar të japë detaje për përgjigjen ndaj kërkesës së Speciales për ofrimin e sigurisë për ish-krerët e UÇK-së, në mënyrë që ata të lirohen me kusht.

Veseli akuzohet për krime lufte bashkë me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimi./ KOHA

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, një i plagosur

Një shofer në Fushë Krujë ka përplasur me automjet një të moshuar. Bëhet se pasi u godit nga automjeti që drejtohej nga G. B., 72-vjeçari është dërguar në Qendr...

17:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI