Flash

Kryetari i PD Fier: Nuk e njohim të komanduarin e Bashës

Lapsi.al 26 November 2021
Kryetari i PD Fier: Nuk e njohim të komanduarin e Bashës

Kryetari i degës lokale të PD në Fier, deputeti Luan Baçi dhe anëtarë demokratë kanë protestuar ditën e sotme kundër uzurpimit të zyrave të selisë së PD nga njerëz të dërguar nga Lulzim Basha.

Derës së selisë i është ndërruar brava dhe çelësat i janë dorëzuar drejtuesit të komanduar, Agron Kapllanaj. Baçi thotë se nuk e njeh komandimin e bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Ndërrimin e bravës së derës, Baçi e konsideron një veprim të turpshëm, ndërsa thekson se janë futur me kaçavida për ta ndërruar.

Luan Baçi ka konfirmuar edhe njëherë se do të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në datën 11 dhjetor.

“Sot ka ardhur momenti që të denoncohet ky veprim i turpshëm dhe ofendues për të gjithë. Sekretari i degës dhe Sekretari Organizativ erdhën të kryenin disa veprime, për të marrë disa karta dhe gjendën dyert e mbyllura. Për këtë arsye u bë dhe denoncimi në polici. Nuk ka punë mirëkuptimi, dega vazhdon aktivitetin e vet. PD nuk është aty ku janë zyrat, por aty ku janë njerëzit. Më 11 dhjetor do të ketë një pjesëmarrje të madhe delegatësh, është dëshira e vetë delegatëve e të gjithë anëtarëve që të jenë pjesë.

Ju e keni parë vetë, foltorja që u bë e dyta ishte Fieri pas Tiranës dhe e patë se çfarë pjesëmarrjeje kishte. Bashkërisht do t’ia dalim mbanë pasi unë nuk jam për ndarjen e PD-së. Kundërshtari ynë është Edi Rama. Mund t’i merrni edhe zotërinjtë në pyetje. Unë nuk e njoh fare atë komandimin që ka bërë Basha, nuk e njoh. Zyrat i ka uzurpuar një ekip që erdhi nga Tirana, u futën me kaçavida e ndërruan bravat. I gjithë problemi i degës së Fierit është me qendrën. PD janë anëtarët, nuk janë as zyra dhe as vula. Mund ta merrni dhe ju vulën dhe të thoni që jeni PD-ja, por nuk jeni, ju jeni gazetarë”, tha Baçi.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI