Flash

Basha: Nuk patëm sukses me djegien e mandateve. Meta shkalloi fushatën

Lapsi.al 25 November 2021
Basha: Nuk patëm sukses me djegien e mandateve. Meta shkalloi fushatën

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar marrëveshjen e 5 qershorit për ndryshimet zgjedhore që u arrit mes forcave politike. Gjatë emisionit “Open”, Basha akuzoi Ramën për shkelje të marrëveshjes dhe pranoi për herë të parë se “edhe atij që i vidhet lopa ka faj”.

“Marrëveshja e 5 qershorit ishte e garantuar nga 3 përfaqësues të lartë të ndërkombëtarëve. U shkel në mënyrë të njëanshme. Brenda opozitës nuk kishte konsensus në atë moment. LSI ishte kundër, ne ishim për të përdorur një taktikë që të detyronte Ramën të zbatonte 5 qershorin.

Edhe atij që i vidhet lopa është ka faj. Marrëveshjen me Edi Ramën bëri Berisha në vitin 2008 për ndryshimin e sistemit. Nuk kemi qenë fasadë. Si mund të akuzosh fasadë një opozitë që dogji mandatet. Rruga e djegies së mandateve kishte një qëllim, por qëlloi e pasuksesshme” – tha Basha që nuk i kurseu akuzat edhe për Presidentin Meta.

“Dy javët e fundit në një shkallim total të fushatës së partisë së vetë dhe një kosto për aleatin e vetë brenda PD-së. Sali Berisha u përpoq ta instrumentalizonte, për ta protagonizuar. U bind se protagonizmi i tij prishte punë” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI