Flash

A kishte prova SHBA? / Basha: Berisha më tha se para vetes nuk vë asnjë dhe as PD

Lapsi.al 25 November 2021
A kishte prova SHBA? / Basha: Berisha më tha se para vetes nuk vë

Lulzim Basha nuk mundi dot të thotë në studion e emisionit “Open” në TCH nëse zyrtarët e SHBA i kanë dhënë prova kundër Berishës kur i kërkuan që atë ta largonte nga grupi parlamentar.

“Nuk keni për të dëgjuar nga unë asgjë.

A do të pranoja unë izolimin e PD nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PD ka pasur një standard me SHBA. Vendimin nuk e ka marrë Moska, apo Kazakistani. Kjo nuk është hera e parë që PD përballet me kërkesa të SHBA.

Vendimi nga unë u morr vetëm për të shmangur këtë lloj përçarjeje.

Se çfarë di unë dhe që unë kam vendosur të mos pështyj mbi 16 vjet bashkëpunimi mbi Berishën, e di unë.

Pse nuk u hodh për vendim në bazë? Nuk zgjidhte gjë. Skenari A, një ndarje e bazës 50 me 50 do të shkonte në ndarje të PD. Skenari B, do votonin 70% për largimin e Berishës. A do të ishte kjo e mirë për të? Skenari C, do të ikja unë. Çfarë do të sillte kjo? Do të sillte sërish dilema mbi PD.

Berisha ma ka thënë që para vetes nuk vë as PD as demokratët. Dhe unë i kam thënë që unë do marr vendimet e mia, ti merr vendimet e tua” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI