Flash

VOA: Putini i ofron gaz të lirë Serbisë dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lapsi.al 25 November 2021
VOA: Putini i ofron gaz të lirë Serbisë dhe mbështetje

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të enjten se Moska do të vazhdojë t’i ofrojë gaz natyror Serbisë me kushte të favorshme dhe se një kontratë e re furnizimi do të nënshkruhet së shpejti për të zëvendësuar kontratën aktuale që skadon në fund të vitit.

Ai i bëri këto komente në rezidencën e tij në Sochi, në bregun e Detit të Zi, gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili më pas tha se gjashtë muajt e ardhshëm, çmimi i gazit rus për Serbinë do të mbetet i njëjtë, 270 dollarë për një mijë metra kub.

Presidenti Putin i tha presidentit serb se Rusia do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri Serbinë në procesin e zgjidhjes së problemeve me Kosovën, ndërsa shfaqi shpresën se në fund situata do të zgjidhet në atë mënyrë që të jetë në pajtim me interesat e të gjithë njerëzve që jetojnë në rajon. Presidenti serb vuri theksin te lidhjet e ngushta midis Serbisë dhe Rusisë ndërsa nënvizoi nivelin e lartë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Serbia mbështetet te Rusia në refuzimin e saj për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndonëse aspiron integrimet evropiane, ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër saj për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Një proces bisedimesh i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, filloi në vitin 2011, tre vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë, por përparimet janë ende të pakta./VOA

Të këshilluara

Në Kosovë po strehohen 650 afganë

Aktualisht në Kosovë janë duke u strehuar 650 afganë. Këtë e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi që bëri me presidentin e Shqipë...

16:34

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI