Edhe pse në Shqipëri nuk pati zyrtarisht ditë zie për tragjedinë që ndodhi në Bullgari ku humbën jetën 46 pasagjerë, shumica shqiptarë, në Tiranë mbrëmjen e sotme u ndezën qirinj në një kend të sheshi "Skënderbej". Disa qytetarë u grumbulluan në shenjë respekti për viktimat e kësaj tragjedie. Autobusi u përplas me mbrojtëset anësore dhe më pas shpërtheu në flakë. Autoritetet po hetojnë ngjarjen e rëndë. Deri më tani thuhet se gjithcka u shkaktua nga një gabim njerëzor i shoferit.
