Kryeministri Rama ka mohuar se zyrtarë të Partisë Socialiste janë autorë të database që u publikua nga Lapsi.al me të dhëna personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës. I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, përballë gazetarit Armand Shkullaku, kryeministri pranoi se PS ka një databazë, pranoi se ajo është pasuruar nga patronazhistët, mohoi se kartat e identitetit nuk kanë të dhëna sensitive, por sipas tij, Databaza që publikoi Lapsi.al nuk është ajo e PS.
“AKSHI nuk ka dhënë kurrë të dhëna. Ajo që keni nxjerrë ju është databazë e manipuluar. Ju shkoni dhe depononi në prokurori ku e gjetët, si e gjetët. Janë shtuar shumë gjëra në ato që unë pashë, me çfarë pashë. Ajo nuk është databaza jonë. Nuk më intereson se çfarë ka dalë, se nuk kemi punë fare me atë. Të dhënat që na duhen ne për patronazhimin, ne i kemi mbledhur vetë” u shpreh kryeministri.“Po si? Po thoni që atë database e prodhuam ne? Që ne gjetëm numrat e telefonit të të gjithët qytetarëve të Tiranës?” pyeti Shkullaku i Lapsi.al.
Por kryeministri vazhdoi të mohojë se database që kanë socialistët kanë numrat e kartës së identitetit, duke theksuar se fakti që database i përket PS është vetëm një hipotezë.
“Kjo është një hipotezë, jo fakt. Hipoteza që është e marrë nga AKSHI është e pabazuar në fakt. është bërë një hetim i thelluar nga komisioneri për të dhënat personale. Kanë ardhur në partinë socialiste kanë të gjithë detyrimin që të garantojnë të dhënat personale dhe kanë dalë në përfundimin që nuk kemi të bëjmë me të dhënat personale” tha Rama.
Më herët, gjatë një interviste për France24, kryeministri ka pranuar se të dhënat që dolën në public ishin të Partisë Socialiste. Gjatë fushatës elektorale, Rama ka theksuar vazhdimisht se numri i kartës së identitetit nuk ka ndonjë vlerë dhe publikimi i tij nuk prek qytetarët.