Flash

Je me Berishën apo me Bashën? Rama: PD po shkon drejt shkatërrimit!

Lapsi.al 25 November 2021
Je me Berishën apo me Bashën? Rama: PD po shkon drejt

Kryeministri Rama e quajti tragjikomike atë që po ndodh me Partinë Demokratike pas shpalljes non grata të Sali Berishës nga SHBA. Rama tha se ishte e rëndë ajo që kishte ndodhur për karrierën politike të Berishës, por akoma më e rëndë ishte fakti që "të ketë jehonë një marrëzi e natyrës që kjo që ndodhi është konspiracion i Sorosit apo forcave të tjera dhe Departamenti i Shtetit Amerikan paska vepruar në presion të një force të jashtme, kjo është çmenduri" tha Rama.

I pyetur se në përplasjen Berisha-Basha ishte përkrah njërit apo tjetrit, Rama tha se kishte vendosur me veten të mos e komentonte historinë e Sali Berishës.

"Me kë jam unë? Unë nuk jam me asnjërin se megjithëse janë tipologji të ndryshme, në thelb janë e njëjta gjë. Kam marrë një vendim me veten. Të mos e komentoj historinë e Saliut. është shumë më e rëndë se ç'duket për vendin tonë, Një njeri që ka pasur për 30 vjet të gjitha, që mund të ketë qenë president, kryeministër, lidershipin e një prej dy partive kryesore, shpallet non grata nga një vend strategjik për Shqipërinë, pra nuk është një vend që ka marrëdhënie të dyshimtë me SHBA, dhe banalizimi ekstrem që i bëhet dhe relativizimi banal që i bëhet, si produkt konspiracionesh etj etj,,, është shumë e rëndë kjo për Shqipërinë. Dhe vënia në diskutim e faktit që kjo gjë e rëndë, nga një gur në qafën e një njeriu, prandaj nuk e kam komentuar se është fatkeqësi që një karrierë politike të përfundojë me një gur në qafe dhe nga qafa e një njeriu kthehet në gur në qafën e një vendi, është e tepërt.

Nga ana tjetër është tragjikomike kjo që ndodh me PD . Si humor i madh i universit, që ia kthen mbrapsht të gjitha ato që i ka pasur sebep për t'i rënë në qafë të tjerëve. Di që një aset i politikës shqiptare është në shkatërrim e sipër" u shpreh Rama.

Gjithsesi i pyetur disa herë në studion e Të paekspozuarit, Rama tha se nëse do të ishte cinik pragmatist, që do të mendonte vetëm për interesin e tij personal, do të kishte zgjedhur Sali Berishën. "Do cinizëm pragmatik? Me Berishën! Nëse do isha i zhveshur nga interesi për vendin, nga pikëpamja personale, më falni për mungesën e modestisë, si njëri si tjetri... Por nga pikëpamja e vendit, atë (Berishën), që kjo parti të mos shikojë dritë dielli me sy" tha Rama.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI