Flash

Lobimi me para ruse, Berisha sulmon ashpër Bashën: Je i përshtatshëm për qelitë në Shqipëri dhe SHBA

Lapsi.al 26 November 2021
Lobimi me para ruse, Berisha sulmon ashpër Bashën: Je i

Sali Berisha nga Foltorja në Kurbin ka hedhur akuza të forta kundër Lulzim Bashës, duke thënë se është i përshtatshëm për qeli në Shqipëri dhe në SHBA.

Sipas tij, Basha duhet të sqarojë dosjen e lobimit në SHBA me Nik Muzin, por dhe dosjen e ‘Toyota Yaris’.

“Zoti Basha, dil dhe thuaja pak demokratëve për dosjen Nik Muzin, dosje me të cilën je i përshtatshëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Unë i kam konkrete gjerat.

A e dini se çfarë ndodhi me dosjen në Apel, jua tregoj unë. Prokurori dosjen Muzin, ku Lulzim Basha nuk e çoi në Gjykatën e Lartë dhe i skadoi afati. Thuaju shqiptarëve kush ta bëri këtë nder, pse ta bëri këtë nder Edi Rama.

Por kjo është njëra dosje, pasi dosja tjetër është më e zezë, dosja “Toyota Yaris”. Unë i them ku e mor vesh, ai më tha se më mori në telefon një kamarier nga një restorant i huaj.

Më vonë i thonë gazetarët se shkove dhe bërë fushatë në klubin e atyre që sollën paratë me ‘Toyota Yaris’. Vijnë prokurorët belg dhe duan të marrin në pyetje Lulzim Bashën, por u zhduk.

Unë i thash të shkonte dhe të sqaronte. Lulzim, Toyotën o e ndave me Ballën o me krimin, por Edi Rma nesër ikën dhe ti do të përballesh me këto akuza”, tha Berisha.

Të këshilluara

Berisha: Beteja ime është për dinjitet

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Foltorja e Kurbinit ka mohuar deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha të thënë mbrëmjen e së enjtes në emisionin Open në Top...

18:34

Aksident në Fushë Krujë, një i plagosur

Një shofer në Fushë Krujë ka përplasur me automjet një të moshuar. Bëhet se pasi u godit nga automjeti që drejtohej nga G. B., 72-vjeçari është dërguar në Qendr...

17:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI