Flash

Mbërrijnë javën e ardhshme në Shkup 46 viktimat e aksidentit tragjik

Lapsi.al 26 November 2021
Mbërrijnë javën e ardhshme në Shkup 46 viktimat e aksidentit

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka bërë të ditur se trupat e viktimave të cilët humbën jetën në aksidentin e autobusit në Bullgari, do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut, javën që vjen.

“Pritjet janë që gjatë javës së ardhshme, menjëherë pasi të mbarojnë procedurat për identifikim të viktimave. Mund të presim kah e marta ose e mërkura, por edhe ditë tjera, deri sa të kompletohen të gjitha procedurat e identifikimit”, tha ministri i Jashtëm, Osmani në një konferencë për media bashkë me ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski dhe atë të Transportit, Bllagoj Boçvarski.

Ministri Osmani gjithashtu shtoi se gjatë ditës së shtunë (27 nëntor) do të transferohen dy të mbijetuarit e parë, të cilët kurohen në spitalin e Sofjes. Dy të lënduarit e tjerë pritet të transferohen më 28 nëntor dhe më 1 dhjetor edhe personat e tjerë .

“Fillimisht të lënduarit do të shtrohen në spitalin e Shkupit për kontroll mjekësor dhe pastaj do të transferohen nëpër shtëpitë e tyre” përfundoi Osmani.

Gjendet trupi i viktimës së 45-të pas aksidentit në Bullgari

Gjatë kontrollit shtesë të autobusit të aksidentuar në autostradën Struma në Bullgari është gjetur edhe një trup i pajetë, duke çuar kështu dhe zyrtarisht numrin e viktimave në 45.

“Në autobusin e djegur është gjetur trupi edhe një udhëtari, i cili është dërguar në Institutin për Hetime në Bullgari. Bëhet fjalë për një person të moshës së re”, ka deklaruar të premten, më 26 nëntor, kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski.

Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Joveski, ka thënë se në Shkup kanë arritur prokurorët bullgarë, të cilët gjatë ditës së shtunë do të marrin mostrat nga familjarët e viktimave për të kryer identifikimin e viktimave përmes ADN-së.

Autobusi, i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, është përfshirë nga flakët në një autostradë në jugperëndim të Sofjes, mëngjesin e 23 nëntorit, ku për pasojë humbën jetën 45 pasagjerë. Shumica e udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut, ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë.

Të enjten, zëvendëskryeprokurori dhe drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar në Bullgari, Borislav Sarafov, kishte thënë se në vendin e aksidentit janë gjetur trupat e 44 personave, tetë kanë mbijetuar, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur.

Sipas Sarafovit, gabimi njerëzor është dyshimi kryesor që besohet të ketë shkaktuar aksidentimin e autobusit.

Të këshilluara

Berisha: Beteja ime është për dinjitet

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Foltorja e Kurbinit ka mohuar deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha të thënë mbrëmjen e së enjtes në emisionin Open në Top...

18:34

Aksident në Fushë Krujë, një i plagosur

Një shofer në Fushë Krujë ka përplasur me automjet një të moshuar. Bëhet se pasi u godit nga automjeti që drejtohej nga G. B., 72-vjeçari është dërguar në Qendr...

17:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI