Policia e Lezhës ka dhënë detaje se si ndodhi aksidenti i eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha në Laç. Sipas policisë një makinë ha hyrë kundravajtje dhe ka goditur 2 makina duke shënuar 2 të lënduar, shtetas nga Kosova.
Policia thotë se “në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.
Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë. Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes" - thotë policia. ©LAPSI.al