Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit në Kosovë mbrëmjen e së premtes.
Një autobus me nxënës shkolle është qëlluar me armë nga persona ende të panjohur.
Gazeta Express raporton se përveç shoferit të autobusit dhe 2 nxënësve ka ndërruar jetë edhe fatorinoja i autobusit.
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj për Express tha se autobusi po barte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.
Ai tregoi se dy nxënësit, një djalë dhe një vajzë janë nga fshati Gllogjan, dhe mbiemrat e tyre janë Mustafaj dhe Hamzaj.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Express se drejt autobusit kanë qëlluar me armë disa persona. ©LAPSI.al