Flash

Punimet, ARRSH tregon si devijohet trafiku te Unaza e Tiranës

Lapsi.al 13 November 2021
Punimet, ARRSH tregon si devijohet trafiku te Unaza e Tiranës

Autoriteti rrugor shqiptar njofton se duke filluar nga sot do të ketë një devijim të trafikut në Tiranë. Bëhet fjalë për punimet në unazën lindore, që duke filluar nga dita e shtunë për 14 ditë do të jenë i bllokuar kalimi nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës.

Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”. Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit.

“Në sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, duke filluar që nga data 13.11.2021 është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh. Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut. Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve” njofton ARRSH.

 

Të këshilluara

Kosova sot ​në heshtje zgjedhore

Partitë politike mbrëmë përmbyllen fushatën pesëditore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen nesër në Kosovë. Kështu që sot në Kosovë ësht...

09:41

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI