Flash

Dështon mocioni i opozitës për rrëzimin e Zoran Zaev

Lapsi.al 11 November 2021
Dështon mocioni i opozitës për rrëzimin e Zoran Zaev

Në Maqedoninë e Veriut ka dështuar mocioni i opozitës për rrëzimin e qeverisë së Zoran Zaev.

Pas një pritjeje maratonë që nisi prej mëngjesit deputetët e opozitës nuk mundën dot të bënin kuorumin e nevojshëm prej 61 deputetësh pasi një prej të zgjedhurve të Lëvizjes Besa nuk u paraqit.

Deputeti Kastriot Rexhepi shkroi në Facebook se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare.

“Duke patur parasysh momentumin politik, pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zaev, për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vëndi ka gjasa të mëdha të marë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të mar pjesë në seancën parlamentare ku duhej të merret vendim me të cilin do vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror” - shkroi ai.

Opozita u përpoq gjithë ditën që të bindte ndonjë deputet tjetër të shkonte në Kuvend, por nuk ia doli. Në mbrëmje deputeti i VMRO-së Alesandër Nikollovski tha se ishte një ditë e vështirë për demokracinë pasi si asnjëherë më parë ishin rrëmbyer deputetë.

Nikollovski tha se deputetëve u janë fikur telefonat, duke i kërcënuar me jetë. Ai kërkoi që sa më parë të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse pushteti ka vetëm 59 deputetë.

Për shkak të dështimit të mocionit, ai nuk mund të përsëritet për të paktën 90 ditë. Kriza në Maqedoninë e Veriut mbetet pasi Lëvizja Besa e ka lënë mazhorancën dhe i është bashkuar opozitës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI