Flash

Lirohet për të shkuar në një detyrë tjetër ambasadori i Shqipërisë në OSBE

Lapsi.al 11 November 2021
Lirohet për të shkuar në një detyrë tjetër

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë Igli Hasani, pranë misionit të OSBE dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë. Mësohet se Hasani është liruar nga detyra pasi është zgjedhur Koordinator ekonomiko-ambiental i OSBE. Ky është pozicioni më i lartë i mbajtur nga një shqiptar në OSBE. Hasani u dorëhoq nga detyra pasi është zgjedhur në një pozicion shumë të rëndësishëm në OSBE.

Kujtojmë se Igli Hasani drejtoi me sukses misionin e Shqipërisë në OSBE nga Janar 2018-Nëntor 2021, gjatë së cilës Shqipëria pati presidencën e rradhës (viti 2020).

Njoftim i i Presidences:

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, bazuar në propozimin e Kryeministrit, me nr. 4562/1 prot., datë 7.10.2021, ka dekretuar:

Lirimin e zotit Igli Hasani nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI